Do dilte sot në konferencë për shtyp në lidhje me akuzat nga Gjykata Speciale, Thaçi merr vendimin e papritur

Presidenti i Kovës Hashim Thaçi i cili para pak ditësh u akuzua nga Gjykata Speciale për krime e supozuara të luftës ka bërë me dije se konferenca e njoftuar për sot do të shtyhet.

Akoma nuk ka ndonjë shpjegim për shtyrjen, por vetëm është njoftuar nga presidenca që kjo deklaratë publike do të bëhet nesër në orën 20:00.

Akuzat ndaj Thaçit erdhën në kohën që ai kishte marrë avionin për t’u nisur për në SHBA ku kishte një takim në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me dialogun me Serbinë.