Djemtë të cilët rrahën vajzën nga Shtipi, nuk mund të gjejnë avokat


Dy djemtë të cilët keqtrajtuan vajzën nga Shtipi, 24 orë pasi u ndaluan nga policia ende janë pa avokat mbrojtës shkruan TV Star.

Gjykatësja e procedurës paraprake Olgica Pavlova, në çdo moment duhet të vendosë për paraburgimin e tyre, por kjo është e pamundur pasi të dyshuarit nuk kanë përfaqësues ligjor.

Siç shkruan TV Star, të gjithë avokatët e thirrur deri tani nuk kanë pranuar të japin ndihmë juridike për dy keqtrajtuesit nga Shtipi.