Djemtë e rrahin babanë e tyre në Gostivar, gjatë sulmit përdorin edhe një mjet prej druri


Dje (06-shkurt) në ora 18:10 dhe 19:40 në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria qytetarët e Gostivarit J.I.(27) dhe M.I.(24). Ata paraprakisht kanë qenë të raportuar nga babai i tyre 50-vjeçar se e kanë sulmuar fizikisht në shtëpinë e nënës së tij dhe se, sipas raportit, njëri prej tyre gjatë sulmit ka përdorur një mjet prej druri. Çështja po zbardhet dhe dokumentohet, pas së cilës kundër dy të raportuarve do të përgatiten parashtresat përkatëse.