Djegia e spitalit modular në Tetovë, raporti gjerman në duart e prokurorëve vendas

Raporti i eksperteve gjerman për djegien e spitalit modular në qytetin e Tetovës gjatë ditës së sotme, i përkthyer në gjuhën maqedonase ka arritur në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë.

I njëjti është duke u shqyrtuar nga 5 prokurorë, gjegjësisht po shqyrtohet nëse faktet dhe argumentet në raport përputhen me ato që hetuesit vendas kanë mbledhur në terren.

Nga PThP-Tetovë për TV21 nuk kanë dhënë më shumë detaje në lidhje me përmbajtjen e këtij raporti, por e kanë konfirmuar se i njëjti i përkthyer tashmë është në duart e tyre, gjatë ditëve në vazhdim nga ana e Prokurorisë pritet të shihet nëse do të ketë edhe përgjegjësi penale ndaj personave që kanë qenë përgjegjës për spitalin modular në Tetovë.

Raporti i ekspertëve gjermanë në Maqedoninë e Veriut ka arritur para një jave, ndërsa i njëjti përbëhet prej 7 fletëve.

Ndryshe, spitali modular në Tetovë ishte kapluar nga flakët më 8 shtator të vitit 2021, ndërsa si pasojë e zjarrit jetën e kanë humbur 14 pacientë, kurse 12 të tjerë kanë mbetur të lënduar,