Djeg veten me vulë hekuri, rusi fanatik demonstron besnikërinë e pavdekshme ndaj Putin

Rusët po demonstrojnë mbështetjen e tyre ndaj Putinit dhe pushtimit të Ukrainës duke shenjuar lëkurën e tyre me vula të skuqura hekuri me simbolin “Z”. “Nexta”, një media bjelloruse ndau një video në Twitter ku tregohej një burrë i zhveshur në pjesën e sipërme që vendoste shufrën e skuqur në kraharor.

Në video, ai është mbështetur pas një mobilieje metalike, me sy të mbyllur duke kapur fort këmbët e kryqëzuara teksa vula me simbolin nxehet. Më pas, burri që mban shufrën ia vendos në anën e majtë të kraharorit teksa dëgjohet zhurma e lëkurës së djegur. Burri hidhet përpjetë nga dhimbja, më pas sheh shenjën, çohet në këmbë dhe nis të ulërasë diçka në rusisht. Shkronja “Z” është kthyer në një simbol të errët mbështetjeje ndaj barbaritetit rus në Ukrainë. Në fillim u shfaq mbi tanke dhe mjete të armatosura në fushëbetejë, por tashmë është adoptuar për qëllime propagandistike në Rusi./tvklan.al