Dje vrau me thikë gruan e tij, vetëvritet në qeli 62-vjeçari Xhafer Uruçi në Itali

Ditën e djeshme në Itali u arrestua Xhafer Uruçi. 62-vjeçari vrau nga xhelozia gruan e tij, Zeneper Uruçin. Pas ngjarjes tragjike, Xhaferi u arrestua policia italiane. Ndërkohë mësohet se sot Xhaferi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në burgun e Ternit në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se 62 vjeçari ishte i vetëm në qeli. Xhaferi u gjet pa shenja jete nga një prej policëve që po kontrollonte qelitë, ndërsa raportohet se në atë moment nuk mund të jepej më ndihma e parë.

Xhaferi vrau Zenepen, duke e goditur disa herë me thikë në qafë, bark dhe kurriz, pas një sherri mes të dyve, për arsye xhelozie. 56-vjecarja ndërroi jetë në vend, teksa 62-vjeçari u arrestua. Para se të vritej, Zenepe ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj, por ky i fundit nuk arriti dot të shpëtonte nënën e tij, ndërsa është dëshmitar i britmave të saj në telefon.