Dje shënoi golin e fitores, sot nën rrënoja. Fati i ish talentit të Chelseat mbetet mister

Ganezi i Hatayspor, Christian Atsu i cili prej disa muajsh aktivizohej në Superligën Turke, dje në mbrëmje kunder Kasimpasa, shënoi një gol fantastik në minutat shtesë.

31-vjeçari festoi sikur të kishte shënuar në finalen e një botërori edhe pse pak orë më vonë do të përjetonte ferrin mbi tokë e ndoshta më e keqja për të ka ndodhur.

Ekipet e kërkimit po luftojnë me kohën për ta nxjerrë nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti. Bashkë me të, nuk dihet as fati i përkthyesit e drejtorit sportiv të klubit.

Atsu e ka nisur karrierën te Porto ndërsa numëron edhe 61 ndeshje me fanellën e Ganës. Pas një ndalese të shkurtër në Arabi, verën e kaluar ai u transferua në Turqi.