Dje në ditë feste 7 burra rahën gratë e tyre!

Edhe pse dje ishte festë në nderim të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, për disa të tjerë nuk ishte.

Në këtë ditë sipas raportit 24-orësh të Policisë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Këto raste u raportuan në Ferizaj, Viti, Gjakovë, Prizren, Skenderaj e Mitrovicë.

Sipas Policisë në Ferizaj në dy raste të ndara janë arrestuar dy meshkuj pasi kishin sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre, raporton Zeri.info.

Në anën tjetër në Viti rreth orës 19:00, një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, teksa bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në spitalin e Gjilanit në repartin e neuropsikiatrisë pasi që i njëjti kishte qenë edhe më herët, por para dy dite ishte larguar”, thuhet mes tjerash në raport.