Dje ishte një ditë e zezë për rusët, mbi 5300 ushtarë të vrarë dhe gati 200 tanke të shkatërruar

Vladimir Putin si duket nuk ishte përgatitur për një rezistencë të fortë nga Ukraina në luftën e shpallur katër ditë më parë. Dje pranoi për herë të parë vdekjet e ushtarëve, pasi ishte dita kur pësoi humbjet më të mëdha. Në një bilanc të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës sot në ditën e 5-të të luftës thuhet se dita e djeshme ka qenë e zezë për armikun e tyre rus, ndërsa deri më tani në total thuhet se janë vrarë mbi 5300 ushtarë dhe janë shkatërruar gati 200 tanke.

Njoftimi i FA ukrainase:

Humbja totale e vlerësuar e armikut nga ora 24.02 deri në 28.02 në 6:00 të mëngjesit.

Avionë – 29

Helikopterë- Helikopterë- 29

Tanke – 191

Mjete të blinduara të personelit – 816

Sistemi i raketave BUK – 1

MLRS BM-21 “Grad” / MLRS BM-21 “Grad” – 21

Automjete – 291

Rezervuarët e karburantit – 60

Niveli operacional dhe taktik UAV / Niveli operacional dhe taktik UAV – 3

Anije / varka – 2

Sistemet e luftës kundërajrore – 5

Personeli – afërsisht – 5300

Lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e saj të pestë, teksa qindra vetë janë raportuar të vrarë dhe mijëra të tjerë të plagosur. Kievi vijon të jetë nën kontrollin e forcave ukrainase, të cilët nuk e kanë lejuar avancimin e ushtrisë ruse.

Nga ana tjetër sot po zhvillohen bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi, pranë kufirit ukrainas. Presidenti ukrainas Zelensky i konsideron si vendimtare 24 orët e ardhme për Ukrainën.

Pavarësisht luftës së ashpër, Kievi vazhdon të mbetet në duart e forcave ukrainase, pasi ushtria ruse ka hasur në rezistencë të fortë.