Djaloshi me aftësi të kufizuara e ka mësuar Kuranin e plotë gjithashtu kuptimet e tij në dy gjuhë të ndryshme…

Aftësitë e tij të kufizuara nuk e kanë penguar Ahmed Muselem, të memorizojë të gjithë Kuranin përmendësh, numrin e ajeteve, vendet e sexhdeve, faqet dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me këtë libër. Madje, ai ka mësuar dhe përkthimin e Kuranit në dy gjuhë të huaja, anglisht dhe frëngjisht, edhe pse nuk ka studiuar në shkollë. E ëma e pati ndihmuar të mësojë shkronjat dhe disa fjalë, pasi dhe ajo nuk dinte më shumë.

Ai i mësoi dy gjuhët duke ndjekur programe të ndryshme në televizion. Ahme Muselem Abid, është jetim, pasi i ka vdekur i ati. Disa e konsiderojnë një “kompjuter” të vërtetë. Nuk është ndonjë gjë e madhe të mësosh përmendësh Kuranin, pasi shumë njerëz e kanë mësuar, por kur mëson se Ahmed Muselem është me aftësi të kufizuara mendore, atëherë ndryshon puna. Ai nuk është i aftë të mendojë dhe lëvizë normalisht si gjithë njerëzit.

Konkursi për mësimin përmendësh të Kuranit fisnik, i cili organizohet në Dubai, pati ftuar dhe Ahmed Muselem, bashkë me disa djem të tjerë me aftësi të kufizuara. Kur juria i drejtoi pyetjet rreth leximit të Kuranit, numrit të ajeteve dhe faqeve, ajeteve të ngjashme me njëra-tjetrën etj… ai iu përgjigj të gjitha pyetjeve, duke lënë me gojë hapur të gjithë të pranishmit. Përveç numrit të ajetit dhe faqes së tij në Kuran, Ahmed i tregonte jurisë dhe vendin e një fjale të caktuar në faqe, sigurisht pa parë fare në Kuran.

Nëna e tij tregon: Ahmed edhe pse kishte mbushur tre vjeç nuk fliste. Unë mundohesha t’ia largoj mërzinë duke i lexuar herë pas here pjesë Kurani. Kur e ndërprisja leximin, ai, me disa lëvizje më kërkon të vazhdoj leximin. Gjithmonë ishte i fokusuar pas Kuranit, të cilin e dëgjonte në radio dhe në tv.

Më vonë filloi ti imitojë të gjithë kënduesit e Kuranit që dëgjonte dhe vazhdoi derisa u bë hafiz. I ati i ka vdekur tetë vite më parë. Përveç Kuranit në arabisht, ai i ka mësuar përmendësh dhe përkthimin e tij në dy gjuhë, anglisht dhe frëngjisht në përmjet televizionit. Im bir jeton me Kuranin. Ai nuk di të lexojë asgjë tjetër përveç Kuranit, pasi nuk e përfundoi dot as filloren.”

Ahmedit i janë bërë disa ekzaminime, të cilat kanë treguar se zhvillimi i tij mendor është i ngjashëm me të një fëmije 5-6 vjeç, edhe pse ai vetë është 21 vjeç. Aftësitë e tij mendore janë tepër të kufizuara, pasi nuk mban mend as adresën e shtëpisë, nuk di të orientohet në rrugë i vetëm dhe gjithmonë i duhet një shoqërues.