Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 78-vjeçare është masakruar për vdekje nga i biri, i cili më pas i ka vënë edhe flakën banesës.
Mediat greke raportojnë se gruaja u gjet e vdekur ndërsa ishte goditur dy herë me thikë në gjoks.
I dyshuari kryesor për vrasjen është djali 48-vjeçar, i cili u arrestua, pasi u nxor fillimisht nga zjarrfikësit nga banesa e tij që po shkrumbohej rreth orës 4 të mëngjesit.