Një e shtënë me armë zjarri ka qenë fatale për 61-vjeçaren, Rabe Shkodra nga Gjakova.
Shkodra, e cila mbante që nga paslufta një armë pa leje, ishte duke qëndruar në ballkonin e shtëpisë bashkë me bashkëshortin e saj dhe po e pastronte armën, e cila sipas familjarëve, kishte shkrepur aksidentalisht.
Viktima ishte dërguar nga fëmijët e saj në spitalin e Gjakovës.
Ndërkaq, njëri nga tetë fëmijët e çiftit, e ka përshkruar nënën e tij si agresive dhe se i kishte merak armët.
Policia e Kosovës rastin e ka cilësuar si vrasje aksidentale, derisa ndaj të dyshuarit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.
Sipas Prokurorisë në Gjakovë, e cila është duke vazhduar hetimet, dyshohet se vrasjen e ka kryer bashkëshorti, Xhafer Shkodra.
Prokurori Armend Zenelaj, ka thënë se të martën do të mbahet seancë dëgjimore ndaj të dyshuarit.