Djali rreh babin në një fshat të Tetovës!

Gjashtëdhjetë e një vjeçari, banor i një fshatit të Tetovë, dje (26-mars) në ora 19:30 në SPB Tetovë ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 11:00 në oborrin para shtëpisë së tij familjare është sulmuar fizikisht nga djali i tij 35 vjeç.

I raportuari A.M. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.