Djali që humbi 7 familjarë nga corona do të jetë i pari që do të testohet për vaksinën eksperimentale në SHBA

Një djalë që humbi shtatë anëtarë të familjes nga pandemia e Coronavirusit është tani amerikani i parë që provon një vaksinë eksperimentale të Universitetit të Oksfordit për sëmundjen vde kjeprurëse, shkruan New York Post.
Jacob Serrano, 23 vjeçar, është midis 31 vullnetarëve për një provë në Florida të një vaksine të mundshme të zhvilluar nga Oxford dhe AstraZeneca – dhe i pari që provoi ilaçin kur faza përfundimtare e provave të fillojë të premten, raportoi CBS News të martën.

“Kemi humbur shumë jetë”, i tha Serrano Dr. Jon LaPook-ut. “Dhe unë thjesht nuk dua që kjo të vazhdojë të ndodhë”.
“E di që kishte një rrezik sepse kjo është një provë”, tha ai. “Por unë preferoj të jemi një hap më afër, me çdo kusht.”
Testet do të vlerësojnë se sa efektive është vaksina në bllokimin ose zvogëlimin e simptomave të COVID-19, hapi i fundit para se Administrata e Ushqimit dhe Barnave të fillojë të shqyrtojë nëse do ta miratojë atë për përdorim publik.