Dje (28-prill) në ora 15 e 30 minuta, 83-vjeçari nga Tetova në SPB Tetovë ka denoncuar se rreth orës 13 e 50 minuta, në banesën e përbashkët në të cilën kanë jetuar, ka qenë i sulmuar fizikisht nga djali i tij 60-vjeçari.
Personi i denoncuar është privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, me ç’rast kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate./PaCensure