Djali nga Tetova e kërcënon një djalë tjetër se do ja publikojë videon eksplicite!

Sektori për Punë të Brendshme njofton se ka parashtruar padi kundër një të riu nga Tetova, pasi i njëjti ka kërcënuar një djalë 23 vjeçar me publikimin e një video ek*splicite.

“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër B.Sh.(26) nga Tetova, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “fajde” dhe “shantazh”.

Në shtator të vitit 2021, i pandehuri ka shantazhuar një 23 vjeçar nga Tetova, duke i thënë se nëse nuk i jep 15.000 denarë, i njëjti do të publikojë përmbajtje komprometuese në rrjetin social. I dëmtuari i ka dhënë vetëm 100 euro dhe në tetor të vitit 2021 i pandehuri sërish i ka kërkuar të holla, duke e rritur shumën për 20.000 denarë të tjera, i dëmtuari më pas e ka paraqitur rastin në SPB Tetovë”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.