Djali nga Gostivari gjen kuletën me plot para, dhe i’a dorëzon pronarit


Paratë e gjetura një ditë më parë në afërsi të ish tregut të vogël të qytetit të Gostivarit, tanimë i janë dorzuar personit që një ditë më parë i kishte humbur ato.

Kujtojmë që një banor i Gostivarit pardje gjeti një shumë parash pranë komisionit “Sabah”, në afërsi të ish tregut të vogël në Gostivar, ndërsa me to nuk ka pasur asnjë dokument identifikimi nga personi që i ka humbur.

Bëhet fjalë për banorin e Gostivarit, Blerim Ibrahimi i cili i gjeti dhe i kthehu paratë tek personi që i kishte humbur. Ky rast duhet të shërbei për të gjithë ne.