Djali me fuqi ‘mbinatyrore’ zbulon diçka të frikshme

Ky djalë rus pretendon se pak muaj pasi lindi nisi të fliste, teksa kur mbushi 2 vjeç, habiti mjekët dhe prindërit e tij me aftësinë për të shkruar, lexuar dhe vizatuar më mirë se një i rritur.

Sot ai rikthehet me një pretendim akoma më të bujshëm. Tashme 20-vjeç, Boriska Kipriyanovich vazhdon të këmbëngulë se kjo në Tokë është jeta e tij e dytë dhe se të parën e ka jetuar si marsian, por përveç kësaj, shton se njeriu di akoma shumë pak për hapësirën dhe veten e tij.

Boriska mundohet të përshkruajë jetën “e parë” të tij. Ai thotë se qytetërimi atje u shkatërrua nga një luftë nukleare, megjithatë shton se nuk është shuar plotësisht.

“Marsianët janë mbi dy metra. Disa jetojnë ende atje, por nën sipërfaqen e planetit dhe organizmi i tyre nuk ka nevojë për oksigjen, por për dioksid karboni. Ata nuk plaken. Rriten deri në moshën 35-vjeçare dhe më pas gjithçka ndalon për ta”, thotë ai. Me Tokën, marsianët i lidh qytetërimi i lashtë egjiptian. “Njerëzimi duhet të studiojë më shumë, sidomos qytetërimin e lashtë egjiptian, që bart shumë sekrete ”, thotë ai.