Djali i ish-presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr., është tallur me rrëzimin e presidentit amerikan, Joe Biden, përderisa ngjitej shkallëve për të hipur në aeroplan, duke publikuar një video-montazh në Twitter.
I biri më i madh i ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë publikoi një video-montazh thumbues, ku në pjesën e parë të videos shihet babai i tij duke e goditur fuqishëm topin e golfit në një fushë, ndërsa në pjesën e dytë të videos duket sikur topi e godet prapa kokës Bidenin.
Ai këtij video-montazhi ia vendosi përshkrimin tallës “Nuk ishte era, njerëz”, duke iu referuar njërës prej arsyeve të përmendura për problemin e Bidenit gjatë ngjitjes së shkallëve. Këtë arsye e përmendi një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
Donald Trump Jr. gjithashtu i kritikoi mediet për qasjen përkrahëse ndaj Bidenit, ndonëse ato, sipas tij, e kishin sulmuar Trumpin kur ishte president vetëm pse ishte mbajtur anash gjatë ngjitjes shkallëve të aeroplanit.
Përpos djalit të Trumpit, edhe shumë përdorues të rrjeteve sociale u tallën me vështirësitë e presidentit për t’u ngjitur shkallëve, duke publikuar fotografi të ndryshme.
It wasn’t the wind folks. pic.twitter.com/jYc01dBZCe
— Donald Trump Jr. (@DonaldJTrumpJr) March 19, 2021