Djali i Trumpit reagon pas nderimit që i bëri Kosova presidentit amerikan

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ndau medaljen e “Urdhrit të Lirisë”, për presidentin amerikan, Donald Trump, e me këtë rast ka reaguar djali i këtij të fundit, Donald Trump Jr.
Përmes llogarisë së tij në “Twitter”, ai shkroi se paqja në botë po arrihet për shkak të punës dhe përkushtimit të presidentit Donald Trump.
“Kosova e dekoron Trumpin me Urdhrin e Lirisë për përpjekjet për paqe”, shkroi Trump Jr.

Ndarja e këtij çmimi erdhi si rezultat i arritjes së marrëveshjes ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequr nga SHBA-ja.
I pari i shtetit të Kosovës në letrën drejtuar presidentit Trump, deklaroi se kjo marrëveshje nuk do të ishte e mundur pa udhëheqjen e fuqishme të tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.