Djali i kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, zyrtarisht u bë prokuror. Ai në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publikë është zgjedhur prokuror në Gostivar.
Edhe pse djali i Xhaferit shkaktoi një sërë reagimesh kur u bë e ditur se ai arriti të regjistrohej dhe të jepte provimin e jurisprudencës pa pasur dokumentacionin e universitetit të përfunduar.
Djali i Xhaferit është vetëm një nga fëmijët e politikanëve që ka kaluar së fundmi Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë.
Por jo vetëm djali i Xhaferrit u punësua zyrtarisht si prokuror sot. Prokurore është bërë edhe bashkëshortja e kreut të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Islam Abazit Albulena Abazi, e cila është zgjedhur prokurore në Prokurorinë Publike të Kërçovës.Pa Censurë