Djali i Sami Lushtakut ia vendos Vjosa Osmanit foton e Hashim Thaçit prapa shpinës në kuvend


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka vendosur sot fotografinë presidentit të vendit, Hashim Thaçi pas ulëses së kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Lushtaku vendosi fotografinë e Thaçit në shenjë proteste pasi Osmani ditë më parë i ndërroi vendin fotografisë së Thaçit në zyrën e saj, raporton Indeksonline.

Poashtu PDK bojkotoi ditë më parë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës pas veprimit të Osmanit lidhur me fotografinë e Thaçit.