Djali i Nenad Rashiqit rri*het me çekiç nga 30 persona

Djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, raportohet se është rr*ahur teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës.
Sipas informacioneve të para ai është su*lmuar nga një grup personash, të cilët thuhet se kanë pasur me vete edhe mjete të forta.

Eshtë ontaktuar Nenad Rashiq, por i njëjti tha se nuk mund të flasë pasi është “duke u marrë me rastin e djalit”.
Sipas raportimit të Kallxo, djali i Rashiqit është rra*hur nga rreth 30 persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla. Rashiq ka thënë se djali i tij është su*lmuar me bok*sa të hekurt e çekiç.
Rashiq su*lmin ndaj djalit e ka lidhur me aktivitetin e tij politik.
Lidhur me rastin nuk është deklaruar akoma Policia e Kosovës.