Djali i “magjisë” tregon sfidat e tij me jetën, nga bu*llizmi e deri te ak*sidenti: “Ndërrova klasën për shkak të bullizmit” (VIDEO)

Djaloshi nga Mitrovica Agon Gashi, të cilin shumica prej nesh e njohim si djali i magjisë për shkak të aftësive të tij mbreslënëse, në një emision ka treguar sfidat e tij të cilat e kanë përcjellur gjatë jetës. Ai tregon se si ndërroi klasën për shkak të bu*llizmit kur ishte akoma i vogë, në klasë të shtatë.

Agoni më tutje tha se si fëmijë është edukuar që të mos e kthejë fjalën dhe të mos kacafytet me moshatarët e tij, dhe kjo ka bërë që shumica nga rrethi i tij t’a marrin këtë si dobësi të tij dhe t’a bu*llizojnë. Sipas tij bu*llizmi tejkalohet kur e merr me pozitivitet dhe kur e ushqen atë me pasionet që i ka një person.

“Shumë shokë më kanë marrë pas vete kur kam dalur në klasën e re, e që edhe sot vazhdoj t’i kem shokë të ngushtë akoma të cilët më kanë ndihmuar shum”. Kështu u shpreh Agoni në lidhje me shoqërinë dhe sjelljen e tyre ndaj tij kur ndërroi klasën.

Përveç nxënësve, ai tregon edhe për mësimdhënësit e tij se sa e përkrahën dhe se sa e ndihmuan atë në këtë sfidë. Ai thotë se ata kanë bërë vetëm punë e tyre dhe nuk janë marrë shumë me problemet shoqërore, por mbi të gjitha ka pasur marrëdhënie të mira me mësimdhënësit pasi që Agoni njihet edhe si nxënës i shkëlqyer, shkruan Expuls.mk.

Ai dha edhe një mesazh për të rinjtë ku tha se diçka që e kemi pasion nuk duhet të bëjmë vetëm që të kemi vëmendje, por për atë që neve na bën të kënaqemi. Me këtë ai tregoi se si pasion që e ka magjinë në ndërkohë që edhe ka marrë vëmendje, ka mbushur shprasttitë e tij të fëmijërisë, por tash çdo gjë e bën vetëm si pasion i tij që është.

Sfida e bu*llizmit tek Agoni nuk është se ishte edhe shumë e vështirë për t’u tejkaluar. Pasi që, siç tha ai e ka tejkaluar në mënyrën më të mirë të mundshme, por ajo që i kushtoi shumë në jetën e tij profesionale dhe më shumë mund është ak*sidenti tr*agjik që i ka ndodhur në vitin 2015. Ai ka treguar në detaje historinë e tij rreth ak*sidentit, e që ishte njëra nga periudhat më të vështira për Agonin. Historinë e tij të plotë mund t’a ndiqni në videon më poshtë në të cilën rrëfehet vetë Agoni./EXPULS.MK/