Djali i kryetarit të një komunës turke që vdiq në Burgun e Shutkës, ishte arrestuar për shkak të një rrahjeje në një kazino

Onur Gjunaj, djali i kryetarit të një komune në Turqi që vdiq nga një sulm në zemër në Shkup, ishte arrestuar pasi ka kërcënuar sigurimin me thikë gjatë një përleshjeje në një kazino. Ai ka marrë pjesë në një rrahje në kazino dhe ka tentuar të përdorë armë të ftohtë për të sulmuar sigurimin.

Onur është djali i Mustafa Gjunaj, kryetarit të një komune në Izmir. Ai ka deklaruar për mediat turke se djali i tij ka vdekur nga një sulm në zemër.

Nga MPB njoftuan se më 20 nëntor, në burgun e Shuto Orizares, është raportuar se një shtetas turk 34 vjeç kishte humbur ndjenjat dhe ishte transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Shkupit “8 Shtatori”, ku ka ndërruar jetë.