Djali i ish funksionarit të BDI-së e dekonspiroj aksionin e djeshëm kundër bandave!

Djali i një ish-përfaqësuesi të lartë të BDI-së në MPB dhe institucione të tjera ka njoftuar nga Turqia bandat kriminale për aksionin që MPB-ja e kishte planifikuar të nisë të martën. Për shkak të kësaj, aksioni policor kundër grupeve mafioze ka nisur të dielën pasdite në orët e vona.

Pavarësisht se aksioni filloi para kohës së planifikuar, ai është i suksesshëm. Janë arrestuar anëtarë të grupeve mafioze në Duqanxhik dhe në Haraçinë.

PlusinForm ka mësuar se aktualisht 7 persona janë në arrest. Janë gjetur disa sasi parash dhe armësh, por po kërkohet një arsenali i armëve të fshehura. Me këtë aksion po ndriçohen disa vrasje të njohura mes grupeve mafioze. Për 4 vrasje janë marrë informacionet kyçe.

Aksioni i MPB-së për shkatërrimin e grupeve mafioze ka shkaktuar panik në radhët e BDI-së. PlusinForm ka mësuar joformalisht se në selinë e kësaj partie po thirren punonjës të MPB-së dhe atyre po u kërkohet të bojkotojnë aksionin.