Gjshtë ditë më parë, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka njoftuar se është infektuar nga koronavirusi.
Që atëherë ai është vetizoluar dhe po trajtohet në shtëpinë e tij në Prapashticë, ku pranë po i qëndron familja.
Besnik Mustafa djali i Isa Mustafës ka treguar se gjendja shëndetësore e babait të tij është e mirë dhe stabile.
“Gjendja e tij është shumë e mirë për momentin, po vazhdon të trajtohet dhe nuk po besojmë që ka rrezik më tutje, po përdor terapi si çdo rast tjetër i infektuar. Po rëndësia më e madhe është besimi në vete dhe karakteri i tij”, ka thënë Mustafa për “Zërin”.
Mustafa më tej ka treguar se e gjithë familja po kujdeset për të, ndërsa askush tjetër prej anëtarëve të familjes nuk është infektuar nga ky virus.
“Të gjithë po kujdesemi për të dhe po i qëndrojmë afër për çdo gjë, por nuk jemi infektuar” , ka shtuar Mustafa, duke thënë se më rëndësi për personat e infektuar është trajtimi psikologjik dhe të mos braktisen në momentin kur ata infektohen