Pas një pune shumë të gjatë e të lodhshme, Labinot Azemi arriti të bëhet i suksesshëm dhe një zë i fortë i publikut. Labinoti ishte ai që dha shumë për shoqërinë tonë rreth bullizmit. Ai edhe pse dikur ishte vi*ktimë e bullizmit arriti t’a tejkalojë këtë, por me përvojat e tij i’a mundësoi edhe një pjese të shoqërisë sonë që të jenë të vetëdijshëm rreth bullizmit dhe t’a largojnë këtë dukuri nga rrethi jonë, shkruan Pa Censurë.
Këtë e ka bërë falë një projketi që kishte filluar tash e njëkohë në shkollat e komunës së tij. Ai me muaj të tërë ka ligjëruar në shkollat fillore dhe të mesme në Ferizaj, shkruan Pa Censurë. Javën e ardhshme ai përfundon këtë projekt që rezultoi të jetë shumë i suksesshëm dhe me shumë ndikim në shoqërinë tonë, por a do të vazhdojë Labinoti me këtë projekt akoma edhe në komuna të tjera.
Pa Censurë ka mësuar se Labinoti do të vazhdojë me këtë projekt dhe se do të jetë një punë edhe më e madhe sepse tani do të vazhdojë në gjithë Kosovën. Projekt ky i cili do të ndihmojë edhe më shumë shoqërinë tonë që të jenë më të vetëdijshëm dhe më tolerant ndaj njëri-tjetrit në shumë dukuri të dëmshme për rrethin tonë shoqëror.
Por se në cilin qytet do të vazhdojë tani e tutje, mbetet enigmë./PACENSURË/