Labinot Azemi, që shumica prej nesh e njohin me nofkën “Djali i Hekurt”, po vazhdon me këmbëngulje projektin e tij në shkolla me ligjeratat kunër bu*llizmit. Labinoti së fundmi është shumë aktiv me projektin e tij e po ashtu edhe me intervista në media. Pas daljes së tij në rrjete sociale ku tregoi gjithçka rreth vetes dhe të kaluarës së tij, ai ngjalli interes të madh tek njerëzit dhe preku zemrat e të gjithëve me historinë e tij. Ai po punon shumë rreth projektit të tij që të ketë sukses por mbi të gjitha ai e bën këtë për të parandaluar këtë dukuri në popullin tonë, shkruan Pa Censurë.
Sa i përket intervistave në media dhe portale, Labinoti kohës së fundit është edhe i ftuar në emisione të ndryshme ku para pak ditësh ishte i ftuar në ATV, në emisionin “LIBERO” me Resul Sinanin. Kuptohet që e gjithë vëmendja e këtij emisioni ishte tek Labinoti sepse ishte i ftuar enkas për të treguar historinë e tij, tashmë të kaluar.
Ai u tregua mjaft i kujdesshëm duke falenderuar edhe klinikat që i ofruan ndërhyrje, por, siç kemi njoftuar më herët, ai i ka refuzuar këto oferta. Mes të tjerash, Resuli ishte i fasionuar nga ky veprim në rrjetet sociale ku edhe ndau një foto bashkë me Labinotin duke e cilësuar si shembull dhe ikonë e asaj që la shenjë, shkruan Pa Censurë.
Kujtojmë që, gjithçka që sot Labinoti ka arritur, është nga pamja e tij. Ai vlerëson se nuk është e nevojshme që tu nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjike pas gjithë asaj historie. Ai hoqi dorë edhe nga ëndrrat e tij vetëm për të qenë afër njerëzve dhe për t’i motivuar ato. Ky është Djali i hekurt që po thyen të gjitha barierat vetëm e vetëm që të jetë krah dhe mbështetje për të gjithë ata që ndihen si Labinoti dikur./PACENSURË