Djali i Elon Musk kërkon të ndryshojë gjininë dhe mbiemrin

Një nga fëmijët e Elon Musk ka nisur procedurën për ndryshimin e emrit dhe gjinisë. Këtë e raporton faqja amerikane “Tmz”. Xavier, i cili është 18 vjeç, dëshiron të quhet Vivian Jenna Wilson, duke marrë mbiemrin e nënës së tij.

Në dokumentet zyrtare të depozituara në një gjykatë në Los Anxhelos thuhet se djali i themeluesit të Teslas e nisi çështjen për shkak të identitetit gjinor dhe faktit që nuk dëshiron të jetë i lidhur me babanë e tij biologjik në asnjë mënyrë apo formë.

Musk ka shtatë fëmijë: Griffin, Vivian, Kai, Saxon, Damian me shkrimtaren Justine Wilson, me të cilën ishte i martuar nga viti 2000 deri në 2008, si dhe X AE A-XI dhe Exa Dark Sideræl, me këngëtaren Grimes.