Djali i Cimës tregon si e goditën 5 herë me thikë babain e tij, pas një skeçi humoristik për fenë

Djali i Rasim Thaqit – Cimës, ka ndarë një histori të rrallë që i kishte ndodhur babait të tij.

Ai ka treguar se nga një skeç humoristik të bërë nga Treshi Përsheshi, Cima kishte pësuar rëndë.

Aktori i ndjerë ishte sulmuar pothuajse për vdekje nga disa persona, pasi siç thotë djali i tij, kishte bërë një skeç humoristik lidhur me fenë.

“5 plagë me thikë. 1 nersjetull te zemra, e kishte shpëtuar jakna e lekurës dhe nuk kishte depertu thellë, 2 në dorën e majtë, 3 në këmbën e djathtë që i ka marrë duke rezistu e tu luftu për jetë kundër dy personave, qashtu qysh e shpjegonte babi, sepse ka qenë rreth orës 21:00 te garazha e banesës dhe ka qenë natë, 4 krahun e djathtë dhe 5 një lëndim të rëndë në shpinë” ka përshkruar ai plagët e babait të tij.

Ai thotë se përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë një grupacion islamik.

Ky është njoftimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):

Para 11 ose 12 Viteve isha tu punu ne 21sh tu u bo gati per 1 event, me thirr Nana ne telefon edhe thot hajde ne shpi shpejt se e kan sulmu Babin….

Un si fmija i nji Humoristit qe kisha perjetu ton jeten dashni ne prezencen e tij prej njerzve, gjithmone kur jom kon me Babin ne rruge e kan ndal dikush per ndonji fotografi, me fol me to, per mu si fmi o kon edhe e merzitshme se kurr skom mujt me shiju kohen jasht me Babin, po qe profesioni i tij o kon humori edhe dikur mesohesh…..

Nuk ma kapke kush çysh edhe pse?

E mora vesh qe eshte ne emergjence edhe shkova e pash baben tem te shtrire e te gjakosur, te pafuqishem dhe shum te merzitur.

5 plag me thike

1. Nersjetull te zemra e kishte shpetuar jakna e lekures dhe nuk kishte depertu thelle, 2 ne doren e majt 3 ne kemben e djatht qe i ka mar duke rezistu e tu luftu per jete kunder dy personave qashtu qysh e spjegonte Babi sepse ka qene rreth ores 21:00 te garazha e baneses dhe ka qene natë , 4 krahun e djatht dhe 5 nje lendim te rende ne shpine…..

Stafi mjekesor ne QKUK kishin intervenuar shpejt, dhe at nate kam qendru pran tij dhe nuk kom flejt asni sekond duke e shiku deren e dhomes se spitalit se kush mundet me ardh naten dhe me e sulmu prap, nuk e dinim se kush dhe cka po ndodh.

Pas dy dite kujdes intenziv ne QKUK lendimi ne shpine fillon nje gjakderdhje te brendshme dhe na lajmrojn mjeket se duhet shtruar 1 intervenimi te rende sepse ja kishin demtu arterjen kryesore.

Kater ore ankth dhe frige se nuk e dinim a po shpeton dhe mjeket na than se rreziku egziston, nuk e harroj kurr ate dite per jetë.

Qe mos me zgjat kete ngjarje shum se Babi sot nuk jeton, per fat te mire Mjeket e mrekullueshem te QKUK’s e bejne detyren e tyre me shum pergjegjesi dhe e shpetojne.

Nje jave pas kesaj dergohet 1 email tek mediumet e Kosoves se pergjegjesine per sulmin ndaj Rasim Thaçit Cima, Humoristit te mirenjohur dhe me te dashur te popullit shqiptar qe ju ka sjelle vetem momente pozitive ne jeten tuaj, atij qe Zoti ja dha at energji per ju per te ju ndihmuar to kaloni gjith ato momente te veshtira para dhe pas luftes, ne email thot pergjegjesine e marin 1 grupacion Islamik se ka bo hajgare me Hoxhen dhe Fen, OK!

Sikur ishte hera e pare qe Babi apo Treshi Persheshi apo aktore te tjere e kan bo 1 gje te tille?

Jo kjo ishte nje Kosove e re me rregulla te reja.

Asnji reagim nga Bashkimi Islam i Kosoves me e denu rastin, asnji reagim nga asnji parti politike, asnji reagim nga qeveria e atehershme apo ndonji deputet e zyrtar qeveritar, gazetar etj etj.

ZERO.

Po flasim vitin 2010 2011 nuk po me kujtohet sakt!

Babi e mori veten pas disa viteve dhe vazhdoj misionin e tij deri ne frymen e fundit duke shpernda te qeshura e pozitivitet, zoti ja dha jeten dhe zoti ja mori dhe keqberesit nuk u zbuluan kurr.

Rasim Thaçi Cima vazhdoj me jetu dhe me i gzu zemrat e Shqiptareve me at humorin e tij, jetoj i lire dhe i dashtun per te gjithe deri ne frymen e tij te fundit, sot gezojm dashni dhe rrespekt si familje anemban ku ka Shqiptare per veprat dhe kontributin.

Per Keqberesit dhe ata qe mendojn qe fjalen e lire munden me ja cenu tjetrit duke kercenu e sulmu fizikisht per vdekje, paqi fat dhe qysh thot ne Kuran, do te vija dita e Gjykimit per secilin, e nese eshte qashtu qysh e spjegon Feja Islame u takofshit me Baben tem prane zotit ne atebote.

Ne Foto Babi me Gjyshen, foton e kam shkrep un, 2 jav pas sulmit.