vdullah Bajra buznismeni që tentoi të vetëdigjet me benzinë, ku me këtë veprim kundërshtoi shtrirjen e telave të rrymës mbi pronën e tij
Biznesmeni nga Kamenica, Avdullah Bajra, u pa në një video, se ka tentuar t’ia vërë flakën vetes në pronën e tij si protestë ndaj një vendimi të gjykatës, e cila ka lejuar shtrirjen e telave të tensionit të lartë mbi pronën ku kishte plan ta zgjeronte fabrikën e ujit.
Krejt ngjarja është xhiruar nga djali i tij, Arbënori i cili ka folur për T7, për gjestin e të atit.
Bajra, që ka në pronësi në fabrike të ujit në Kamenicë, thotë se babai i tij, nuk e kishte planifikuar këtë akt, porse ishte i detyruar.
Policia e Kosovës e ka dërguar në mbajtje biznesmenin nga Kamenica.
Megjithëkëtë, djali i pronarit të biznesmenit të ndaluar nga organet e rendit thotë se nuk do të ndalen me kaq pasi ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme.