Djali e rreh nënën 77-vjeçare në një fshat të Tetovës

MPB ka njoftuar se më 2 gusht 2024 në orën 23:40, oficerët e policisë nga DP Grupçin arrestuan S.S. (51) nga Sarakino, Tetovë. Ai u raportua nga nëna e tij 77-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpive të tyre familjare. S.S. është mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet një padi përkatëse. Pa Censurë