Djali bashkë me babain e tij e rrahin keq nënën në Gostivar

Dje (03-shtator) rreth orës 18:20 zyrtarët policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar-SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat Q.J.(62) dhe D.J. (25) të një fshati të Gostivarit, të cilët ishin raportuar nga gruaja, gjegjësishtë nëna e tyre 57-vjeçare se e kishin sulmuar fizikisht, informon Pa Censurë.

Ato janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.Pa Censurë