Djali 37 vjeçar rrahu nënën 64 vjeçare, arrestohet

Dje (20-prill) në ora 21:30, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 37-vjeçarin N.I. nga Gostivari, të cilin në ora 14:30 e ka raportuar nëna e tij 64-vjeçare, se e kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.