Dj Dagz zgjidhet më i preferuari i publikut

Banorët këtë të premte në spektakël u ndanë në dy grupe, atë të Ilirit dhe Donaldit.
Iliri dhe Donaldi do të shpëtonin banorët e ekipit kundërshtarë, shkruan lajmi.net.
Kështu dy të fundit do të shkonin në nominim për të martën( natën e sotme).

Ishte Antonela dhe Dagz-i dy banorët që shkuan në nominime. Por asnjëri nga banorët nuk kanë qenë në dijeni se asnjëri nga të nominuarit nuk do të elimininohet por do të zgjedhet më i preferuari i publikut.

Konkurenti me më së shumti vota është Dj Dagz.
Konkurenti ka imunitet sonte dhe nuk do të nominohet.