Dizajnerja e modës e quajtur ‘Nënë e keqe’ arsyeton mbulimin e trupit te foshnjes me tatuazhe

Një nënë e cila u kritikua për mbulimin e foshnjës së saj me tatuazhe të përkohshme ka reaguar ndaj atyre që e quanin atë një ‘mama e keqe’.

Shamekia Morris nga Florida, SHBA, tha se reagimi kundër aplikimit të tatuazheve tek djali i saj Treylin kur ai ishte gjashtë muajsh ‘ka qenë i tmerrshëm’.

Dizajnerja e modës kishte postuar foto të foshnjës së saj në mediat sociale me imazhe të tatuazheve të tij të reja, ku tha se i pëlqente efekti tërheqës që transferimet e përkohshme kishin mbi të.

Fatkeqësisht, jo të gjithë kanë qenë adhurues të vendimeve të saj, me shumë njerëz që hyjnë në internet për ta akuzuar atë si një nënë e keqe.
VIDEO