Dizajneri tetovar Nusret Alija 32 vite ndër të vetmit dizajner në Tetovë dhe rrethinë!

“Në moshën 14 vjeçare me shkollën duhej që të shkonim në shëtitje, une nga teshat e prindit tim i mora kollaren dhe gjithë natën u mundova që ta lidh e të shoh cili është kombinimi më i mirë për ditën e shëtitjes” kështu e fillon rrëfimin e tij Nusret Alija, dizajneri ndër të vetmit në Tetovë dhe rrethinë që ka ushtruar këtë profesion!

“Që atëherë, nuk mu shua kurrë pasioni për modën, kështu vazhdoj edhe sot” vazhdon më tej duke treguar detajet e punës së tij 32 vjeçare si dizajner në Tetovë!

Nusret Alija njëherit është edhe pronari i dyqanit “Emona” i cili gjithashtu funksionon 32 vite në Tetovë, e kush nuk i di emrin dizajnerit, identifikohet me pamjen e tij të veçantë e cila gjithmonë ka qenjë sinjifikuese për profesionin që ushtron!

Në pyetjen tonë se a është ndjerë i paragjykuar ndonjëherë, Alija u përgjigj se kurrë deri më tani, përkundrazi është komplimentuar vazhdimisht për veshjen dhe stilin e tij të veçantë!

Profesionet e veçanta në vendin tonë janë ende defiçitare. Pa Censurë i uron suksese edhe më tej në dyqanin Emona!