Divat sërish në konflikt, Adelina i gëzohet shkarkimit të vëllait të Leonora Jakupit

Vëllai i Leonora Jakupit, Adnan Jakupi është shkarkuar sot nga Donika Gërvalla – ministre e jashtme dhe e diasporës. Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka shkarkuar sot 11 diplomatë, në mesin e të cilëve edhe Adnan Jakupin që është vëllai i këngëtares së njohur kosovare Leonora Jakupi.

E kjo nuk duket se ka shkuar pa u vërejtur nga njëra prej rivalëve të përjetshme të estradës kosovare, Adelina Ismaili.
“Fshisë, fshisë dadës”, ka shkruar në një InstaStory këngëtarja Adelina Ismaili.
Ky rivalitet ka vazhduar gjatë viteve, gjë që është parë edhe në këtë postim të Adelinës sonte.

Kujtojmë se Adnan Jakupi mbante pozitën e këshilltarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ishte edhe sekretar i dytë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri. Jakupi u emërua në këtë pozitë nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, derisa në Tiranë po shërbente si ambasador Sylejman Selimi. MPJ përmes një komunikate për media ka thënë se diplomatët e liruar nga detyra ishin punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm dhe përmes vendimeve arbitrare.