15 Prilli eshte shpallur Dita Boterore e Artit, ne menyre qe te promovohen dhe nxiten aktivitete kreative ne te gjithe boten.
Me rastin e “Dites Boterore te Artit”, Galeria e Arteve Tetove realizon projekt me aktivitete kreative artistike brenda qytetit te Tetoves, ku do te hapen 5 ekspozita ne hapesira te ndryshme publike brenda nje jave.
Ky projekt unik organizohet per here te pare dhe ka si per qellim te kontriboje ne zhvillimin kulturor te qytetit, te krijoje mundesi per qytetaret te kene akses me te lehte me artet e bukura dhe te zhvilloj vetedijen ne publik per te vizituar galerite dhe muzet.
Sot, fillojme me ekspoziten e pare te ketij projekti. Jemi ne qender te Tetoves, dhe kemi ekspozite kolektive. Eshte ekspozite kolektive me nxenes te shkollava te mesme komunale kryesisht shkolla e mesme:
Gjimnazi “ 7 Marsi” me professor Osman Sadiki dhe
Shkolla e mesme “Gjoce Stojceski” me profesor Ylber Dauti dhe profesoreshen Enesa Memeti.
Ekspozita ka si objektiv te nxise rinine per te eskploruar menyrat se si arti mund te vihet ne dobi te jetes se tyre te perditshme dhe te kthehet ne nje mjet te fuqishem per ndryshime pozitive aftagjata.
Ju ftojme te gjitheve qe ti vizitoni dhe ti shijoni pikturat e ekspozuara nga keto te rinj te talentuar ne fushen e artit,
Artdashesit mund te na ndjekin ne faqen tone zyrare ne Facebook: Galeria e Arteve Tetove, per te gjitha ekspozitat qe do te realizohen gjate diteve ne vijim.
JU FALEMINDERIT!
Drejtor: Ilir Kurtishi Teksti: Berrin Ismaili