Të dielën më 12 dhjetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të LSDM-së, pasi Zoran Zaev dha dorëheqje pas rezultatit të dobët që kishte në zgjedhjet lokale.
Në garë për të parin e LSDM-së janë tre kandidatë, Frosina Remenski, Dimitar Kovaçevski dhe Jovan Despotovski.Nga LSDM bëjnë të ditur se votimi në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 12 dhjetor do të mbahet në 194 vendvotime nëpër organizatat komunale në të gjithë shtetin, duke filluar nga ora 08:00 në mëngjes, deri në ora 19:00 pasdite.
Ndërsa, kandidati që vlerësohet si favorit për të vituar garën, Dimitar Kovaçevski premton ekip të përkushtar në LSDM, dhe duke pasur parasysh gjendjen e cila po ndodhet partia e tij. Ai bën apel që të përfshihen edhe strukturat më të vjetra të LSDM-së, që të formohet një ekip me përgjegjshmëri dhe të përkushtuar.
Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev ditë më parë deklaroi se kryetari i ri i LSDM-së do të jetë edhe mandatari i ri për qeverisje në Republikën e Maqedonisë së Veriut.