Ditë zie në shtëpinë e Robin Krasniqit, boksieri humb njeriun e shtrenjtë

Boksieri kosovar, Haxhi Robin Krasniqi ka humbur ditën e sotme njeriun e shtrenjtë të familjes, dajën e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi me anë të një postimi prekës në rrjetin social “Facebook”.

“Ma kpute shpirtin o Daja jam,U Befsh Banor i Xhenetit Daja jam, Te Zotit jem dhe tek aj dot kthehemi…. Veprat tua, mirsit tua, dhe Dashurin qe na dhe nuk dot vdes kurre…Te kujtoj gjithmon me mall Daja jam,” shkruan ai në postimin të cilin e shoqëron me disa foto i përqafuar me dajën e tij.

Kujtojmë që Krasniqi momentalisht ka një gjyq të hapur me boksierin Boesel për titullin kampion bote të humbur në tetor të vitit të kaluar.