Ditë e trishtë për Mariah Carey: Nëna dhe motra e saj ndërrojnë jetë në të njëjtën ditë

Këngëtarja Mariah Carey ka zbuluar se nëna e saj, Patricia (87) dhe motra e saj, Alison (63) kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë.

“Zemra ime është e thyer sepse fundjavën e kaluar humba nënën time. Fatkeqësisht, në një kthesë tragjike, edhe motra ime humbi jetën të njëjtën ditë. Ndihem e bekuar që pata mundësinë të kaloj javën e fundit me nënën time përpara se të ndërronte jetë. Vlerësoj dashurinë dhe mbështetjen e të gjithëve dhe do të kërkoja respektimin e privatësisë sime gjatë kësaj periudhe të vështirë,” raportoi “People”.

Nuk janë bërë të ditura më shumë detaje për tragjeditë që kanë goditur Carey, prandaj për momentin vetëm spekulohet se çfarë ka ndodhur me nënën dhe motrën e saj.