Ditari elektronik, barrë shtesë për mësuesit

Plotësimi i ditarit elektronik gjatë mësimit të jashtëzakonshëm do të krijojë vështirësi të mëdha dhe punë shtesë për mësimdhënësit. Këto të fundit kërkojnë që ditari elektronik të mos plotësohet, të paktën derisa procesi mësimor të kthehet në normalitet.

“Kjo u bë e tepërt, ne duhet të lidhemi në platformë, ta plotësojmë ditarin elektronik, ta plotësojmë ditarin klasik, është diçka shumë e tepërt. Të njëjtat gjëra ne I shkruajmë, I përsërisim. Ta kenë parasysh këtë vështirësi që e hasin si arsimtarët edhe nxënësit. Pse të përsëriten të njëjtat gjëra në tre vende, mendoj që ditari elektronik të tërhiqet, po pse jo të tërhiqet edhe platforma online edhe të gjithë nxënëist sëbashku të vijnë në bankat shkollore- deklaroi Hatixhe Topalli, mësuese në sh.f “Penko”.

Kërkesës së mësimdhënësve që edhe nxënësit e klasave të gjashta dhe viteve të para të kthehen në Shkollë, ministrja Carovska i përgjigjet se gjithçka varet nga gjendja epidemiologjike.
“Nese ndryshohet pozitivisht nuk do të ketë askush që do të dal kundër hapjes së shkollave me prezencë fizike. Nëse gjendja epidemiologjike mbetet e njejtë ose më e rëndë atëherë do të mendojmë për çështje tjera që janë të rëndësishme me qëllim të mbrojmë shëndetin publik dhe të sigurojmë mësim të vazhdueshëm në mënyra të cilat janë të mundshme në atë moment- pohoi Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Krerët e Komunave kërkojnë rritjen e bllok dotacioneve me qëllim respektimin e protokolleve shëndetësore nëpër Shkolla.
“Paratë që kemi për momentin dhe ndihma e komunës është e mjaftueshme për fillimin e vitit të ri shkollor. Për më tutje do e shohim- tha Velimir Smilevskki, kryetar I komunës së Butelit.
Ditë më parë, shumë drejtor shkollash kërkuan nga institucionet kompetente angazhim të punëtorëve shtesë për mirëmbajtje të higjienës në shkolla, gjatë periudhës së pandemisë.