Dita Starova Qerimi Gruaja Evropiane e Vitit

Delegacioni Evropian në BE përzgjodhi 5 gra nga Maqedonia e Veriut të cilat dallohen për ndikimet e tyre në shoqëri dhe promovimin e vlerave evropiane.

Ne mes tyre e nominuar ishte edhe Drejtoresha e Galerise Kombetare e Maqedonise dr. Dita Starova Qerimi.

Ajo është një piktore dhe pedagoge e shquar akademike, profesoreshë dhe drejtoreshë e Galerisë Kombëtare që nga viti 2015. Ajo e përfundoi shkollimin e saj në Shkup, kurse bazat e arsimit artistik i mori në studion Ecole d’art Delaroyere në Paris, pasi së cilës ajo organizoi ekspozitën e saj të parë. Dita ka realizuar 14 solo dhe mbi 50 ekspozita kombëtare dhe botërore, dhe arti i saj është pjesë e koleksioneve të Muzeut të Artit Bashkëkohor dhe Galerisë Kombëtare.

Në ngjarjen qe u zhvillua mbrëme në Shkup dr. Dita Starova Qerimi theksoi se: Kam kënaqësinë që në mes të këtyre grave të mrekullueshme, në përzgjedhje jam dhe une. Kjo ,mirënjohje është një motiv për mua që të vazhdoj të eci përpara me bindjet e mia të forta se përmes humanizmit dhe kulturës mund të promovojmë dhe forcojmë vlerat evropiane.

Në promovimin e këtyre pesë grave, u drejtua bashkëshortja e Presidentit të vendit, e nderuara Prof Dr. Elizabeta Georgievska, e cila theksoi se pesë femrat e përzgjedhura për “Gruaja Evropiane e Vitit” me biografitë dhe rrugët e tyre profesionale të grave të forta dhe të begata, tregojnë se është gruaja ajo që i shtyn kufijtë profesional drejt përsosmërisë.