Dita e tretë e zisë

Në vendin tonë sot është dita e tretë e zisë pas aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari ku jetën e humbën 45 udhëtarë, ndërsa shtatë janë lënduar.
Qeveria të hënën i shpalli tri ditë zie në territorin e të gjithë shtetit për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.

Gjatë kohës së ditëve të zisë flamuri shtetëror në të gjitha institucionet, si edhe i përfaqësive diplomatike të vendit jashtë vendit, janë ulur në gjysmështizë, ndërsa janë anuluar të gjitha ngjarjet publike.