Dita e të zhdukurve në Kosovë

27 Prilli – Dita e të pagjeturve të Kosovës, 23 vjet pas luftës ende 1641 të zhdukur.

ipas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, në vitet 1998-99 forcat serbe me motive gjenocidale kanë vrarë e masakruar mëse 12 mijë civilë shqiptarë, ndërsa menjëherë pas luftës Kryqi i Kuq Ndërkombëtar evidenconte më shumë se 6.000 të zhdukur.

Kosova vazhdon të kërkojë zbardhjen e fatit të qytetarëve të saj të zhdukur dhe me këtë mesazh fotografitë e të pagjeturve janë vendosur e rivenodur gjatë viteve nga familjarët në rrethojat e Kuvendit e Qeverisë kosovare dhe te Obelisku i të Pagjeturve i ngritur aty në sheshin kryesor të Prishtinës.

Në një komunikatë të dërguar sot, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe Shoqatën ’27 Prilli 1999 Mejë’, njoftojnë se ‘Akademia Përkujtimore në Mejë, Gjakovë’ dhe ‘Marshi Përkujtimor në Prishtinë’ , si aktivitete pothuajse të përvitshme, për shënimin e 27 Prillit – Dita e të Pagjeturve të Kosovës, nuk do të mbahen për shkak të gjendjes nëpër të cilën po kalon vendi ynë në përballje të pandemisë si pasojë e COVID-19.

Në këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe Shoqatën ’27 Prilli 1999, Mejë’, ftojnë familjarët e personave të zhdukur dhe gjithë qytetarët që përkujtimi dhe homazhi për të zhdukurit dhe gjithë të rënët për lirinë e vendit, këtë vit, të bëhet duke respektuar masat e caktuara nga institucionet kompetente në parandalimin dhe luftimin e pandemisë, përmes të cilave ndër të tjera ndalohen edhe tubimet në masë.

27 Prilli, përvjetori i Masakrës së Mejës ku u vranë e zhdukën 376 shqiptarë, por edhe Dita për Persona të Zhdukur, e shpallur me vendim të Kuvendit në nderim të viktimave të masakrës së Mejës dhe gjithë të zhdukurve si pasojë e Luftës në Kosovë, na përkujton se në luftë nuk ka humbje më të madhe se sa rrëmbimi dhe zhdukja e më të dashurve.

Edhe 1641 persona, vazhdojnë të jenë të evidentuar të zhdukur si pasojë e luftës. Jo vetëm personat e zhdukur, por edhe familjet e tyre vazhdojnë të jenë viktima në mungesë të përgjigjes për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre të zhdukur dhunshëm, andaj edhe sot, si çdo ditë, duhet të jemi me dhembjen dhe kërkesat e drejta të familjeve të cilët humbën shumë nga jeta e tyre duke përfshirë edhe më të dashurit e tyre.

Më shumë se dy dekada nga lufta, çështja e personave të zhdukur mbetet një kujtesë tragjike e të kaluarës së afërt të Kosovës dhe një nga temat më të dhimbshme që ka vendi. Edhe në këtë rast Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, me përkrahjen e Qeverisë e Republikës së Kosovës, shpreh zotimin se do të vazhdoj me angazhimin ndërinstitucional në koordinim të ngushtë me përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur dhe partnerët ndërkombëtarë që janë të angazhuar në këtë proces deri në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes se të gjithë qytetarëve të Kosovës të zhdukur gjatë luftës.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur do të vazhdojnë të jenë në angazhim dhe përpjekje të vazhdueshme që familjeve të personave të zhdukur t’ua lehtësojmë barrën e pritjes dhe ankthit të pritjes t’i vijë fundi.

Edhe njëherë i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të shtojnë trysnin ndaj institucioneve të Serbisë për të qenë më bashkëpunuese në këtë proces, para se gjithash për të hapur arkivat e ish-Ushtrisë Jugosllave dhe për të ofruar informatat mbi fatin dhe vendndodhjen e qytetarëve tanë të zhdukur. ​

KOSOVË-EULEX: MË SHUMË SE 1640 ARSYE PËR ZBARDHJEN E FATIT TË PAGJETURVE

-“Ne kemi më shumë se 1640 arsye për të vazhduar punën tonë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve,” thotë me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur Shefi i Misionit të BE-së për Sundim tëLigjit/

-Shënimi i Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur me sloganin “Për 20 vjet në terr – në ora 20:00 ndali dritat për 2 minuta”/

Prishtinë, 27 Prill 2020-Gazeta DIELLI/ Me rastin e shënimit në Kosovë të Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur, Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) në Kosovë bënëhomazhe për të gjithë personat që ende nuk janë gjetur dhe shprehë zotim për të vazhduar punën krah për krah me Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës për zbardhjen e fatit të mbi 1640 personave, qëende mbesin të pagjetur në Kosovë.

“Ne kemi më shumë se 1640 arsye për të vazhduar të punojmë së bashku me homologët tanë nga vendi për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe për dhënin e përgjigjeve familjarëve dhe më të dashurve të tyre, jetët e të cilëve kanë ndryshuar përgjithmonë,” tha Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, Lars-Gunnar Wigemark.

“Fëmijët, bashkëshortët, prindërit, të afërmit dhe miqtë e personave të pagjetur kanë të drejtë të dinë se çka u ka ndodhur më të dashurve të tyre,” tha Wigemark, duke shtuar se, nga fillimi i mandatit të EULEX-it deri më tani, Misioni ka kryer 651 operacione në teren për gjetjen e vendndodhjeve të personave të pagjetur, çka ka rezultuar nëidentifikimin e 456 individëve, përfshirë 311 personave të pagjetur.

Duke e theksuar rëndësinë e ADN-së për identifikimin e suksesshëm të personave të pagjetur, Shefi i EULEX-it kërkoi nga familjarët e të gjithë personave të pagjetur që të japin mostra të gjakut për analiza të ADN-së. “Kjo do të lehtësojë procesin e identifikimit,” tha Wigemark, dhe shtoi se EULEX-i gjithashtu do t’iu ndihmojë autoriteteve të Kosovës për shqyrtimin e çështjes së rreth 300 mbetjeve mortore trupore në morgun e Prishtinës.