Dita e shtatë e grevës, rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

Edhe në ditën e shtatë, të pangrënë, u shprehën të bindur t’i shkojnë deri në fund kërkesës për të marrë pagat e prapambetura.
“Gjendja e grevistëve është e rënduar nga mbrëmë. Por kauza e naftëtarëve është e qartë. Kjo është një kauzë që ka kaluar në ekstrem”.

Institucionet vijojnë heshtin, por naftëtarët theksojnë se nuk dorëzohen.
“Nuk ka pasur asnjë reagim dhe ne jemi shumë të zhgënjyer. Ne do të vdesim këtu, qeveria të bëjë sehir”.
Deri më tani një prej grevistëve është shtruar në spital, por për shkak të frikës dhe prej Covid-19 grevistët nuk pranojnë të kenë mjekë në ambientet ku qëndrojnë.

“Erdhën dje këta të shëndetësisë na matën tensionin. Jemi shumë të lodhur”.
Janë rreth 900 punonjës të Rafinerisë së Ballshit dhe Uzinës së Poçemit që kërkojnë pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.