Dita e parë e hapjes, cili ishte bilanci i Italisë

Në Itali janë regjistruar 195 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, për një total prej 29.079 humbje jetësh.

Po ashtu, vendi fqinj ka regjistruar 1221 raste të reja infektimi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 211.938.

Sakaq, sot, pas më shumë se dy muajsh karantinë të përforcuar, italianët filluan të dalin dhe të rinisin disa nga aktivitetet e munguara. Më shumë se 4 milionë persona u rikthyen në vendet e punës. Po, ashtu ata mund të dalin lirisht në rajonin e tyre, të vizitojnë të afërmit apo të shkojnë në parqe.

Kryeministri Conte iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë progresin e arritur duke neglizhuar kontrollet e higjienës dhe duke lejuar infeksionet e reja./Opinion.al