Dita e parë dhe e fundit e punës: Fotoja e 20 vjeçarit të vr*arë në Velipojë i veshur si shef kuzhine

Përplasja për shezllonet në Velipojë, solli vr*asjen e 4 personave dhe plag*osjen e 2 të tjerëve, mes tyre dhe një 20 vjeçari të pafajshëm
Si pasojë e konf*liktit me ar*më mes dy familjeve biznesmene, të vde8kur në vend kanë mbetur Kujtim Ferracaku, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj si dhe Muzerim Zeneli, vetëm 20 vjeç, punëtor dhe sapo kishte mbyllur ditën e tij të pare të punës në hotelin ku ndodhi mas*akra.

Mësohet se ai punonte në kuzhinën e hotelit “Gocaj” ku kishte ditën e tij të parë të punës, por për të rezultoi të ishte edhe dita e fundit, jo vetëm në kuzhinë që e kishte pasion, por e fundit edhe në këtë botë.
Në rrjetet sociale është publikuar edhe një foto e të riut i veshur si shef kuzhinë, ëndërr që iu pre në mes.